Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se do të mbështesë me votë qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, në Kosovë ende ka nevojë që të përkryhet shtetndërtimi dhe ai është i gatshëm që të kontribuojë për këtë çështje. Pacolli ka thënë se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.

“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera.”, ka shtuar ai për Reporteri.net. Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij por tani do votojë për një qeveri të re për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb