Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka shkruar se Serbia vazhdon përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës.

Pacolli thotë se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veriun e Kosovës dhe se gjithçka është propagandë si në kohën e Millosheviçit. Pacolli bën thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

Postimi i Pacollit:

Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbia dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri, ku sipas tyre, ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.

Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.

Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.

Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb