Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli iu është bashkuar reagimeve për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, teksa uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka shkruar se edhe Kosova së shpejti do ta marrë lajmin pozitiv për viza.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka shkruar Pacolli. Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: