Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e një padie nga Shqipëria ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

Gjatë konferencës së përbashkët më kryeministri Avdullah Hoti, Rama tha se shqiptarët janë një komb, por kanë dy shtete.

Sipas Ramës, Shqipëria s’mund të bëjë padi ndaj Serbisë në emër të Kosovës, pasi Kosova është shtet tjetër dhe kjo nuk është e mundur.

“Ne jemi një komb një familje, por jetojmë në dy shtete e dy shtëpi të ndryshme, dhe mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër në kuptimin në emër të një shteti tjetër”.- tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri shqiptar shtoi se fqinjin nuk e zgjedh, dhe kur lë armët duhet të gjesh paqen, për fëmijët e tu.

”Është proces i pashmangshëm, fqinjin nuk e zgjedh e ke aty, e kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh cmos të gjesh paqen jo për fqinjin por për fëmijët e tu, por edhe sepse në një proces si ky, duhet bërë pyetja, sot cfarë duhet të presim ne?

Shqiptarët në vitet e fundit, s’kanë qenë kurrë më mirë se sa në gjithë historinë e tyre.

Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, jemi një rast unikal, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet dhe e qeverisjes, aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës e ndasisë mes vedi dhe kur vjen fjala për një interes të madh kombëtar e strategjik.”- shtoi kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb