Mbahet sot seanca e parë gjyqësore në lidhje me padinë kontrollorëve të AlbControl në Aeroportin e Rinasit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për reduktimin e pagave.

Bëhet fjalë për një padi të depozituar në gusht të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.

Kujtojmë se kontrollorë të AlbControl hynë në grevë, ndërsa në shenjë kundërshtie për reduktimin e pagave bojkotuan punën, duke bërë kështu që të pezulloheshin dhe fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që kemi, atë të Rinasit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb