TIRANE- Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila dënoi për shpifje këshilltarin e PD në Bashki Akil Kraja, vjen reagimi nga kryeopozitari Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha sulmoi Ramën, ndërsa tha se askush nuk do t’ja mbyllë gojën opozitës.

Sipas verdiktit të gjykatës, Kraja, i cili ka akuzuar Veliajn për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo transparente për privatizimin e UKT-së, detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, tha Basha.

Bashaa
Bashaa

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb