Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘New24’ deklaroi se Gjykata Kushtetuese diskuton dhe ka kompetenca kushtetuese dhe se nuk merret me çështje urbanistike.

Teksa u pyet për padinë që presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykata Kushtetuese, kreu i qeverisë theksoi se: “Nuk flas asnjëherë me ‘nëse’. Gjykata kushtetuese diskuton dhe flet mbi kompetenca kushtetuese. Nuk di që të ketë ndonjë kompetencë urbanistike apo ekzekutive të natyrës zhvillimore. S’di ndonjë institucion tjetër. Nuk di ndonjë konflikt me asnjë institucion jashtë ekzekutivit ku ne i kemi përfshirë nga pikëpamja administrative. Nga pikëpamja politike është një gjë tjetër. Nuk dua të politizoj me zotin president.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb