I deleguari i PD për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka vijuar takimet prezantuese në Qarkun Dibër.

I pyetur për padinë në SPAK që ka bërë pak ditë më parë kreu aktual i Bashkisë Kamzës, Rakip Suli, Mziu tha padia nuk ka të bëjë me të, pasi kur ai ishte kryetar bashkie, vetë ministria e Financës e drejtuar nga kjo qeveri e ka shpallur atë bashkinë më të mirë për menaxhim financash.

Xhelal Mziu thotë se në SPAK duhet dhe do të shkojë Edi Rama me ministrat dhe 60 kryetarët e emëruar të bashkive.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli e ka kallëzuar paraardhësin e tij Xhelal Mziu për dhënien e lejeve të ndërtimti duke mos marrë nga firmat 3% në interes të bashkisë, po ashtu se lejoi të punonte një thertoren në Laknas ndërkohë që agjencia e burimeve natyrore kërkoi të mos ndërtohej.

Po ashtu Suli e akuzon Mziun se 12 ditë para se të dorëzonte postin firmosi një kontratë me urbanët edhe pse dy vite pasi u shpall fituesi i tenderit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb