KORÇË

Në fjalën e saj në aktivin e LSI në Korcë, Monika Kryemadhi komentoi edhe padinë e ngritur nga kryeministri Edi Rama, ndaj homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinaj. Kryemadhi tha se pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, Ramush Hajradinajt.

“Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve.Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë por të tradhëtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar,zotit Ramush Hajradinaj.

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.

Sot më shumë se asnjëherë më parë shqiptarët, në të dyja shtetet, janë shumë të qartë për atë që është Edi Rama dhe se çfarë interesash dhe qëllimesh të errta ai përfaqëson.

Unë jam e bindur që Ramush Hajradinaj përballë këtij sharlatani antikombëtar nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë, se është lufta dhe shërbimet e tij ndaj shtetit të Kosovës, lirisë së saj, gjaku i derdhur për kombin shqiptar, që bëjnë diferencën e madhe, të pakrahasueshme midis të dyve. Por si shqiptare, si politikane e ndjej për detyrë të jem krah Ramushit dhe përballë anti shqiptarit Edi Rama.” u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb