Ndonëse sot ishte parashikuar që të ishte seanca e pajtimit në lidhje me padinë që deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kishte bërë ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj, gjyqi është shtyrë. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.

Sapo doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, deputetja Duma u ndal për një prononcim për mediat, ku edhe konfirmoi faktin se gjyqi ishte shtyrë me kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës.

Ajo nga ana tjetër bëri me dije se do të jetë në të gjitha seancat gjyqësore, pasi beson te e vërteta.

“Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike.

E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtërt fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Brezi i ri, ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: