Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve pas padisë që kryeministri Edi Rama depozitoi kundër homologut të tij Ramush Haradinaj, duke e akuzuar këtë të fundit për shpifje.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Paloka thekson se padia erdhi pikërisht në ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, ndërsa shton se Rama po hyn në histori si Esat Pasha.

Kreu i qeverisë shqiptare ka depozituar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj.

MESAZHI I PALOKËS
Diten e perkujtimit te masakres se Reçakut hedh ne gjyq Ramush Haradinajn…!!!
Kjo nuk mund te jete me as rastesi, as padituri.
Rama me sa duket e ka vendosur; me qe nuk hyn dot ne histori si Ismail Qemali do te hyje si Esad Pasha
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb