Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, për seancën e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb”, nga burime pranë PD. Po sipas të njëjtave burime, Basha ka kërkuar vazhdimin e seancës dhe nuk ka pranuar pajtimin.

Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares dhe për të vijuar kështu këtë proces.

Kujtojmë se 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: