TIRANE- Nuk është gjetur ‘gjuha e përbashkët’ mes djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Romeo Karajt, eksperti ligjor i OSHEE-së sa i takon çështjes ‘CEZ’.

BalkanWeb mëson se ditën e sotme është zhvilluar gjyqi lidhur me padinë për shpifje që Shkëlzen Berisha kishte bërë për Karajn, ku ky i fundit akuzoi djalin e ish-kryeministrit Berisha se ka udhëtuar me Kastriot Ismilajn për në Pragë. Ndërkohë, avokati i Berishës ka pohuar se në seancën e pajtimit, nuk është arritur asgjë e tillë, pasi sipas tij, për këtë çështje nuk ka vend për pajtim.

Shkëlzen Berisha depozitoi në fund të janarit një padi penale ndaj Romeo Karajt, fill pas deklaratave që lëshoi juristi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb