Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka qenë sot në SPAK në seancën për padinë që ka ngritur ajo për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kyi  fundit nuk u paraqit, teksa Tabaku thotë se ai duhet të përballet me të.

Për deputetet demokrate do të ketë një vendim të drejtë nga Gjykata, por ajo thekson se kjo është dhe një sprovë për drejtësinë e re.

Jorida Tabaku: Bashkë me avokatin tim sot ishim në seancën e parë pajtuese.

I padituri Erion Veliaj nuk kishte ardhur, nuk ishte prezent. Unë shpreha vullnetin tim që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund drejtësia dhe nuk ka asnjë mundësi pajtimi.

Unë e kuptoj që politika e ditës hedh shumë baltë, hedh shumë akuza, hedh shumë fjalë por në fund të ditës politika duhet te ketë moralin. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë që ti akuzon një kundërshtar, sa herë që ti gënjen për një  kundërshtar, ti duhet të përballësh me të.

Gjatë fushatës elektorale z.Veliaj bëri disa akuza ndaj personit tim, të pavërteta, të cilat unë ia lë në dorë sistemit të drejtësisë që t’i vërtetojë.

Për të qenë edhe pak biblik këtë të hënë të mëngjesit, “kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”.

Unë ia lë në dorë sistemit të ri të drejtësisë, është një sprovë edhe për ata që të japin rezultatin edhe para njerëzve të pushtetshëm me para’, edhe përpara njerëzve që presionojnë mediat, që rrethojnë gjykatat, të japin një vendim të drejtë. Jam e sigurt që do të ketë një vendim të drejtë.

Pyetje: Ju dekurajon fakti që z. Veliaj nuk është paraqitur, duke “injoruar” prezencën e tij?

Jorida Tabaku: Nuk më intereson fare se çfarë bën z. Veliaj në këtë moment. Z. Veliaj ta dijë se do të më ketë mua përballë, Partinë Demokratike dhe këdo tjetër për të cilin ai shpif. Nuk mund ta kalojmë dot çdo gënjeshtër që ne hedhim thjeshtë pa asnjë pasojë. Unë në karrierën time politike jam përpjekur që të flas me shifra, me fakte, me argumenta, edhe kur e di se në rastin e z. Veliaj që ka akuza konkrete, që ka përfshirje konkrete në vepra korruptive edhe më rëndë se kaq, asnjëherë nuk kam  abuzuar me fjalën. Por besoj që z. Veliaj të mbajë përgjegjësi dhe të shërbejë për të gjithë ata zyrtarë të tjetër, ministra dhe kryeministrin së pari, me të cilin kemi çështje të tjera gjyqsore, për të mbajtur përgjegjësi për fjalën që thonë.

(BalkanWbe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb