Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e padisë së Voltana Ademit në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për antikushtetueshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se me shumë gjasë sot nuk do të ketë një vendim, teksa ka zbardhur dhe një pjesë të diskutimeve. Relatore e çështjes është gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka bërë dhe prezantimin e saj.

Jordan Daci: Voltana Ademi legjitimohet plotësisht. Në lidhje me thelbin e çështjes, së pari ne pretendojmë se zgjedhjet s’mund të zhvillohen pa dekret presidenti. Bindja Demokratike nuk ekzistonte juridikisht kur u regjistrua si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Daci: S’ka pasur fshehtësi votimi për shkak se ka pasur vetëm një kandidat dhe nuk ka pasur opsion për të votuar kundra.

Qytetarëve iu mohua shprehja e vullnetit. Nuk kishte mundësi zgjedhjeje. Në rastin konkret u kufizua mundësia për të ushtruar te drejtat

Fiona Papajorgji: Mund të përcaktoni juridiksionine Gjykatës vetëm lidhur me kërkesën e parë?

Daci: Nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës. (e- çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre)

Fiona Papajorgji: Në bazë të nenit 8 të shoqatës, anëtarë të saj mund të jenë të gjithë drejtuesit e bashkisë që mund të jenë. Sa anëtarë janë?

Daci: Nuk jam në gjendje ta them këtë?

Përmes kësaj kërkese ju deligjitimoni pjesëmarrjen e bashkive të tjera përmes kësaj kërkese?

Daci: S’ka lidhje, nëse një anëtar që zgjedh të mos jetë pjesë është e drejta e tij.

Xhaferrllari: Kërkimi i kushtetueshmërisë është autonom i juaji si palë ankuese?

Xhaferrllari: Cili është opinion juaj për efektet që ka shkaktuar dekreti i Presidentit, është më efekt të përgjithshëm apo individual?

Daci: Është me efekt të përgjithshëm dhe akti individual administrativ lind pas ngjarjes dhe në këtë rast, akti prodhon ngjarje dhe jo ngjarja të prodhojë akt.

Altin Binaj: Ju thatë që mandati në krye të shoqatës është pa afat…?

Daci: Statuti dhe ndryshimet që iu bënë shoqatës në vitin 2016 përcaktojnë mandatin e kryetares dhe anëtarëve. Organet e shoqatës janë funksionale dhe paguhen.

Daci: Nuk kemi asnjë kërkesë që kemi refuzuar. Do t’i nënshtrohet vlerësimit, pasi vetë logjika e shoqatës nuk është e karakterit diskriminues.

Bledar Dervishi: Presidenti kishte informacion se me 8 qershor mund te provokohej një skenar për destabilizimin e vendit dhe mund të shkohej deri në djegien e parlamentit. Situata mund të përkeqësohej me afrimin e datës së zgjedhjeve. Pasi e vlerësoi situatën nxori dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas kësaj situata në vend u qetësua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb