TIRANE- Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura dhe njëkohësisht i dyti në listën e kandidatëve për deputet të PD për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës me objekt padie, për kthim shume.

Mësohet se padia ka të bëjë me një shumë prej 6600 euro, e cila është shpenzuar për bileta avioni nga Gjunkshi e bashkëshortja tij, por që i përkisnin buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas padisë se paraqitur në gjykatë, kjo shumë e madhe, është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e shefit të përgjithshëm të shtabit të FA, jo për nevojat e shtabit, apo të forcave të armatosura, por për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.

Prandaj edhe Ministria e Mbrojtjes kërkon kthimin mbrapsht të shumës prej 6600 euro, nga ish-shefi i shtabit Xhemal Gjunkshi, duke e paditur në gjykatë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: