VATIKAN-“Shumë forma të padrejtësisë dhe dhunës lëndojnë cdo ditë njerëzimin”. Kështu u shpreh sot Papa Francesku, i cili ka mbajtur meshën e parë për vitin 2016. Kreu i Vatikanit deklaroi nga sheshi ‘Shen Pjetër’ se padrejtësia dhe dhuna kanë plagosur njerëzimin ndërsa lëshoi apelin se duhet të fitojmë mbi indiferencën. Sipas Papa Franceskut, indiferenca pengon solidaritetin me ata të cilët janë në nevojë.

Papa bëri thirrje kundër arrogancës duke shtruar pyetjen se ‘deri kur do të durojmë shtypjen e njeriut nga njeriu, shtypjen e më të dobëtit dhe mbjelljen e urrejtjes në toke duke shkaktuar viktima te pafajshme? Krishti na kërkon që të bëhemi pjesetare të ndërtimit të një bote më të drejtë”, deklaroi Papa Francesku në meshën e parë për këtë vit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: