Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet e paketës së parë dhe të dytë duke përmendur se rreth 5-6 mijë persona nuk kanë marrë pagat sepse kanë probleme teknike.

Tek paketa e parë thotë Rama, 3 mijë personave nuk u korrespondojnë NIPT-et me fazën e aplikimeve por do të jetë Drejtoria e Tatimeve që do u dedikojë një mesazh sqarues.

Rama thotë se tek paketa e zgjeruar janë 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in e aplikimit por edhe me ta do komunikohet që të sjellin numër kod të saktë.

”Po vazhdojmë të disbursojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vënë re një problematikë përreth , për një numër prej 2 apo 3 mijë personash që kanë gabuar me IBAN-in në aplikimin e tyre. Kanë vënë një numër kod që bankat nuk e lidhin dot me personin. U është kërkuar bankave të kthejnë emrat që me kod nuk janë të detektueshëm. Do komunikohet me ta.
JAnë 3 mijë individë në paketën e parë të cilët NIPT-et e të cilëve nuk korrespondojnë me fazën e aplikimeve. Sot ose nesër Tatimet do u çojnë një mesazh se u është akorduar si kategori paga e luftës. Nëse e kanë pasur të pamundur aplikimin ju lutem të aplikojnë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb