“Premier Liga” angleze është kampionati që shpenzon më shumë në merkato dhe këtë ka vite që e dëshmon. Jo më kot edhe lojtarët më të mirë luajnë në këtë kampionat. Një arsye tjetër përse ishulli Britanik është më i preferuari, janë edhe pagat që ekipet japin për lojtarët.

“Uefa Club Licensing Benchmarking Report” thotë se rrogat e paguara nga klubet e “Premier Lig-ës” janë sa dyfishi i Seria A, kampionati i dytë që paguan më shumë.

Në total, Premier League ka paguar një shumë të çmendur 3 miliard € në rroga, mesatarisht 130 milionë. Ndërkohë, klubet e Seria A, kanë shpenzuar 1.35 miliard € për lojtarët e tyre, me një rrogë mesatare 65,8 milionë € për klub. Ndërsa Bundesliga ka paguar një total 1.2 miliard €, e cila mesatarisht shkon 70,5 milionë €.

Raporti i Uefa-s thotë: “Për të parën herë në procesverbal, shuma e rrogave e paguar në Premier League është më shumë se dyfishi i shpenzimeve në kampionatet e tjerë. Rrogat mesatare të 20 ekipeve italiane, 20 spanjolle dhe 18 gjermane të kategorisë së parë vazhdojnë të jenë të përafërta me njëra-tjetrën.” Por si klub individual është Barcelona klubi që shpenzon më tepër për rrogat e lojtarëve.

Gjigantët katalanas paguajnë 320 milionë €, me Real Madrid që ndodhet në vend të dytë me 270 milionë €. Chelsea vjen pas tyre, dhe është ekipi anglez që shpenzon më shumë me një total 260 milionë €. Me Manchester City që e ndjek me 255 milionë €, me rroga më të larta se Manchester United që shpenzon 242 milionë €. Dhe ashtu si ç’i ka hije, Arsenal është ekipi i katërt anglez që shpenzon më shumë për rrogat me 225 milionë €. Liverpool është ekipi i vetëm anglez që përfshihet në dhjetëshen më të mirë me 200 milionë €.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb