Miralem Pjaniç është një problem i vërtetë për Barcelonën. Futbollisti nuk është në planet e trajnerit Xavi, teksa vitin e kaluar u huazua te Besiktas.Katalanasit janë në kërkim të blerësve për boshnjakun, por për momentin, asnjë e re nuk duket në horizont.Sipas Sport, e ardhja e Pjaniç është në udhëkryq.

7.5 milionë neto në vit deri në vitin 2024 kanë bërë që disa klube që mendonin të interesoheshin, të stepen. Paga e madhe e 32 vjeçarit po i kushton shumë Barcelonës, me klubin blaugrana që duhet t’i japë një zgjidhje çështjes.

 

Yu
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: