Akademiku Artan Fuga në një lidhje live për Neës24 ka thënë se gazetarët e terrenit dhe mediat informative duhet të mbështeten nga shteti dhe të përfshihen tek fondi i emergjencës.

Fuga shprehet se gazetarët që janë të riskuar nga virusi, kryesisht ata të terrenit duhet të mbështeten nga shteti me paga plus apo shpërblime mbi pagën aktuale.

Po ashtu ai tha se mediat sidomos ato informative janë shumë të rëndësishme në këtë periudhë dhe shteti duhet të shohë se si mund t’i ndihmojë.

”Plan për gazetarët?
Unë mendoj që gazetarët duhet të dallohen, gazetarët e terrenit duhen mbështetur. Ata që janë të lidhur me një rrezik real për faktin se informacioni është shumë i rëndësishëm. Ata bëjnë një punë jashtë mase të rëndësishme. Për gazetarët shteti mund të akordojë një pagë plus. Duhen parë të tëra profesionet që janë të rrezikuar ruajtësi i rendit, shoferët e autobusit, ai që mbledh mbeturinat, shitësja në market.

Për mos thënë për mjekët që është aty në pavionin e infektivit, infermierin, shoferin e ambulancës, barrelistin. Ne duhet t’ju akordojmë përfshi gazetarët e terrenit shpërblime dhe të vihen pikërisht në atë pozicion financiar dhe të paguhen në mënyrën që të përballojnë riskun.
Nuk e them dot si mund të mbijetojnë mediat. Duhen parë në çdo pikëpamje dhe media do vuajë. Mendoj që sigurisht duhen ndihmuar gazetarët dhe duhet parë cilat janë financat e tyre. Do ndihmohen njësoj si të gjithë bizneset e tjera.
Në një farë mënyre të futen tek fondi i emergjencave. Gazetarët janë si ushtarët, policët në frontin e luftës.

Pastaj duhet parë sa ka rënë reklama, sa ka qenë kontributi i shtetit në këtë media. Di që shteti ka dhënë, koncesione por duhen parë.

Media mundet që të reduktojë programet. Duhet të mbështeten por nëse ka spektakle dhe duam të bëjmë ekonominë e spektakle duhen rrudhur ato shpenzime. Nëse një TV sot jep nga mëngjesi në darkë flima të realizmit socialist ai s’ka çfarë kërkon. Duhet mbështetur por jo të ekzagjeruar. Shoh mediat europiane ka një riorganizim Newsroom-esh. Ka ndalim të programesh të kushtueshme. Ka funksionim të komunikimit online. Përqëndrim të informacionit tek çështjet më të rëndësishem. Duhet parë një bashkërendim të mendimeve. ”- tha Artan Fuga.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb