TIRANË

Pas bojkotimit të procesit mësimor nga studentët e arkitekturës dhe kundërshtimit të pagesës për kreditet e lëndëve të mbartura, kanë ardhur të tjera reagime dhe kësaj here ka qenë deputeti Shezai Rrokaj, i cili shprehet se rezistenca e tyre është legjtime.

Deputeti i LSI-së  thekson faktin se për këtë duhet një tarifë  minimale fikse.  Rrokaj shtron disa detyra që duhet të përmbushen nga studentët dhe nga pedagogët, duke sulmuar mazhorancën që  tarifat e studimeve janë më të larta në rajon.

“1) Një student nuk ka përse për një lëndë të mbartur në disa vite të paguajë sipas krediteve, por të jetë një tarifë minimale fikse.                 2)studentët e arkitekturës dhe të gjithë universiteteve publike paguajnë tarifat më të larta në rajon e më gjerë.

Kjo ndodh sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, sikundër ndodh në vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%. Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,4 % të PBB-së. Vetëm me paratë e 2 km rrugë si ajo e unazës së re, tarifat barazohen me ato të rajonit.

3) Afatet e pagesës vjetore të shkollës duhet të vendosen deri para sezonit të verës, duke e përpjesëtuar në tri këste pas janarit. Këtë vendim e marrin vetë IAL-të.

4) Studentët dhe pedagogët duhet të kërkojnë fonde publike për kërkimin dhe rritjen e cilësisë në shkollë”  shprehet mes tjerash, Shezai Rrokaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb