Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga Qyteti Studenti për situatën e të rinjve që ishin përgatitur për t’u kthyer në Universitete, por vetëm pak ditë më parë iu komunikua se mësimi do vijonte online.

Basha tregon se ka dëgjuar studentë që kanë kryer shpenzime për konviktet, qeratë apo kanë humbur punët. Ai thekson se duke ditur që kjo situatë dihej qeveria duhet të merrte masat dhe jo të lejonte studentët që të shpenzonin të gjithë bashkë tashmë miliona euro.

Lideri i opozitës thotë se qeveria është e papërgjegjshme pasi vjedh dhe për të luftuar varfërinë duhet që të luftohet vjedhja.

 

 

”Silvi nga Vlora më shoqëroi deri këtu. Më tha që kanë shpenzuar, të tjerë kanë shpenzuar për qiranë. Më the kishe punë dhe e humbe. Ka papërgjegjshmëri për këtë situatë.

Kjo situatë dihet. Dhe duhet të parandalohej që mos bëheshin këto shpenzime. Mos bëheshin këto shpenzime, dhe të merreshin masa si në çdo vend të rajonit mos ndërpritej, kemi kërkuar prej 5 javësh infrastrukturën arsimore për të gjitha nivelet e arsimit.

Kjo nuk do të thotë vetëm masa nëpër institucione. Qindra, mijëra fëmijë t’i jepeshin tableta. Nuk e di sa e keni dëgjuar thirrjen time.

Në vend të blejnë tableta, paratë i kanë çuar tek aferat e tyre me tendera korruptivë. E keni thënë shumë bukur në protestë, nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Qeveria të tregonte ndjeshmëri minimale ndaj jush, dhe jo për të detyruar që të hidhni miliona euro.

Dikush e tha nga ju sot në protestë që kjo pandemi dhe tërmeti vetëm sa i hoqi fasadën qeverisë. Kjo sjellje që po bëjnë me taksat tuaja kanë bërë 7 vite. Zgjidhja është një qeveria e përgjegjshme me taksat. I shërben qytetarëve. S’ka zgjidhje magjike. Varfërinë mund ta luftojmë duke luftuar vjedhjen.

Dua të dëgjoj më shumë nga studentët e shëndetësisë. E di që janë kursantë, madje janë në front, po ndihmojnë, edhe nga vendet bosh të mjekëve që janë infektuar, por nuk paguhen, nuk motivohen, teksa vendet e tjera po mbledhin gjithë kapacitetet e tyre shëndetësore.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb