TIRANË- Opera me dy akte e Ruggero Leoncavallo  “Pagliacci”, do të rikthehet në  skenën e Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në datat 22 dhe 24 tetor, ora 19:00

Produksioni, më te cilin sopranoja e njohur Inva Mula debutoi si regjisore dhe pati premierën në maj të po  këtij viti, do të ngjitet përsëri për publikun, interpretuar nga artistë të njohur të skenës së TKOBAP, emra si Mariana Leka në rolin e Neddes, Ylber Gjini në rolin e Tadeos, Armando Likaj në rolin e Silvios por dhe artistë të rinj si Klodian Kaçani, i cili pas rolit të rëndesishëm që pati në Operan Don Giovanni, i besohet tashmë një tjeter rol kryesor.

Sakaq, në rolin e Canios/Pagliaccos do të vijë Davide la Verde, tenor i ftuar nga Italia. Orkestra do të drejtohet nga Maestro Orazio Baronello, i cili do të vijë si i nga Italia. Regjia do të jetë përsëri nga artistja Inva Mula, dhe gjatë shfaqes do të percillen mesazhet e forta si “stop dhunes ndaj gruas”.

E vendosur në një Tiranë kaotike plot ngjyra, me një skenografi plot detaje dhe me skena masive të krijuara nga kori i të rritureve dhe ai i femijeve si dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar, ngjarja e cila në libret është vendosur në një fshat të Italisë së jugut, kete herë zhvillohet në një lagje të Tiranës, pikërisht për të përçuar mesazhin se “historia e Nedda-s mund të jetë edhe ajo e nje vajze shqiptare”…

Stafi

Regjisorja Inva Mula, Dirigjenti Orazio Baronello, Skenografi Bledar Gercaliu, Kostumistja Elva Bella

As/Regjisorja Ada Gurra, Orkestra Simfonike e TKOB-së, Kori i TKOB-së dhe Kori i Liceut Artistik, me pjesëmarrjen e veçantë të Cirkut Kombëtar, Udhëheqëse Artistike Alketa Haxhiu, ju ftojnë që në data 22 dhe 24 tetor 2015, ora 19:00 të përjetoni emocionet e rralla të kësaj shfaqe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: