Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

I riu me inicialet Gj. N., akuzohet se kishte blerë disa produkte në një dyqan, në qytet Rrëshen, duke paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb