Një vrasje që në 8 vite ka mbledhur shumë për të rrëfyer, tashmë kur krimi makabër është zbardhur nga policia dhe autorë të tij janë babai dhe vëllai i viktimës Faik dhe Shkëlzen Buci.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se personi që ka rrëfyer ngjarjen për policinë ose i quajtur ‘i penduari’ është mik me vëllain e viktimës Shkëlzen Buçi dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale me të.

Ai është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte.

Ditën e krimit ai e ka marrë vajzën në makinë për një shëtitje në zonën e “Freskut” dhe ka shkuar në një vend ku e kishte lënë më parë me Shkëlzen Bucin i cili nën kërcënimin e armës e ka mbajtur forcërisht 23-vjeçaren deri tek Mali me Gropa ku ka ndodhur vrasja e cila është bërë në sy të të penduarit.

Eglantina Buci ishte 23 vjeç kur u vra me një plumb dhe u gropos nga babai dhe vëllai në Malin me Gropa. Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë bashkëjetesa e vajzës me një person të cilin nuk e donte familja. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me djalin që donte dhe nuk fliste me familjen. Ndërkohë i ati e ruajti për muaj dhe nuk po arrinte ta vriste dot deri sa ngriti këtë kuth për ta nxjerrë në pritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb