Një batutë e Donaldit, Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit duket se ka prekur Trixën, e cila ka vendosur të mos marrë pjesë në darkën e organizuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e “Big Brother”.

Në një moment, teksa Ermali po tregonte se në filmin e radhës do të ketë aktore Bora Zemanin, reagon Dolandi i cili thotë “paguaje mirë”.

Kjo deklaratë duket se ka shqetësuar Trixën, e cila ka vendosur të marrë këtë vendim. Donaldi nga ana tjetër u shpreh i habitur për mungesën dhe tregoi se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb