Një biznesmen ka paguar më shumë se tetë milionë dirham (rreth dy milionë euro) për një numër telefoni, që është çmimi më i madh për këtë lloj shërbimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërsa të tjerëve nuk u del rroga deri në fund të muajit, ka të tjerë që nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë, kështu që në ankande shpenzojnë miliona në numra të pazakontë telefonik.

Numri më i shtrenjtë është shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Numri 052 2222 222, ishte pjesë e një ankandi të organizuar të dielën në Dubai nga Telekom Du.“Numri i është shitur për 8.100.000 dirham një biznesmeni lokal, që është rekord i ri në ankandet për numër telefonik në Emiratet e Bashkuara Arbane”, ka thënë Ahmed Aburrahum, nënkryetar për marrëdhënie me publikun i qeverisë së Emirateve…Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur. Kompania Du ka njoftuar se këto para do të shkojnë për bamirësi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: