NGA ERJOLA JATA*

TIRANE-Nga dita e sotme cdo biznes, konsumator dhe inspektor tatimesh duhet të bëjë kujdes, pasi gjatë kontrolleve për ligjshmërinë në shit-blerje afër tij mund të ketë një “spiun”.

Një problematikë e konstatuar në vijmësi është mospërdorimi i pajisjeve fiskale nga subjektet tatimore dhe për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka autorizuar punonjës të saj, të cilët do të kryejnë verifikime në vend nëpërmjet blerjes së mallrave dhe shërbimeve të simuluara, por edhe kontrolle të inspektorëve që janë aktualisht në terren, lidhur me shkelje të qëllimshme dhe me dashje.

Si do të funksionojë kjo skemë e re?

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i thanë News 24 se, personeli për këto struktura të reja do të zgjidhet nga 350 kontrollorët e rinj që janë kontraktuar së fundmi. Ministria e Financave ka akorduar 10 mln lekë për tu përdorur nga drejtoria e tatimeve, me qëllim pagesën e cdo rikontrollori apo simulanti rikontrollues, nëse informacionet e tyre verifikohen si të vërteta. Këto lek do të përdoren për shpërblimin e informatorëve si dhe për shpenzimet për blerje të mallrave dhe shërbimeve në subjektet tatimpaguese, kur këta të fundit simulojnë një blerje.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: