Epoka e mjekëve që përshkruajnë antibiotikë të fuqishëm në pritje të rezultateve nga laboratori së shpejti do të marrë fund, kjo vetëm në sajë të një pajisje të re që mundëson marrjen e rezultateve brenda pak minutash.

Kjo pajisje u shpik nga një ekip i ‘’Pennsylvania State University’’. Mjeti u përshkrua të hënën në revistën shkencore ‘’Proceedings of the National Academy of Sciences’’ (Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave).

Në bashkëpunim me Pak Kin Wong, pedagog i inxhinierisë biomjekësore dhe mekanike, ky mjet përdor një mikro-teknologji për të kapur qelizat bakteriale, të cilat mund të vëzhgohen më pas në sajë të një mikroskopi elektronik.

Kjo teknikë bën të mundur përcaktimin në vetëm 30 minuta nëse një bakter është i pranishëm në mostrën e studiuar, si dhe ndjeshmërinë e tij ndaj trajtimeve mjekësore. Nëse është rezistent ndaj disa medikamenteve, atëherë antibiotikët nuk do të kenë aspak ndikim.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb