Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në dhurimin e pajisjeve për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me vlerë mbi 100 mijë dollarë.

Znj.Kim thotë se krimi në këto kohë është ndërkufitar, dhe edhe organet ligjzbatuese nga ana tjetër duhet të punojnë fort apo të përshtatemi.

Nga ana tjetër ajo ka shprehur mbështetjen e SHBA për Shqipërinë, teksa theksoi se shqiptarët flasin për kostot e korrupsionit dh krimit të organizuar kryesisht.

 

”Faleminderit për këtë mundësi që të ndaj disa ide të rëndësishme. Demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë përësore për SHBA në Shqipëri.

Dhurimi i këtyre armëve moderne me vlerë afro 170 mijë dollarë, synon ndalimin e trafiqeve të paligjshme, dhe e bëjnë se pse dëshirojmë që Shqipëria të jetë, mëe e siguritë, në interes të aleatëve.

Kur flasin shqiptarët janë kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka organizata që kanë filluar veprimet. SPAK ka nisur me veprimet. Kjo do ishte e pamundur pa bashkëpunimin e Policisë dhe SHBA.

Shpersojmë që përpjekjet të bëhen më efikase. Në kohët në të cilën jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar. Duhet të themi se angazhimi i një pjesë është e rëndësishme, që të gjitha agjencitë ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë së bashku.

Trafiqet, terrorizmi, krimi i orngaizuar kanë një nyje të përbashkët, drejtohen nga aktorë keqdashës, të pamëshirshëm. Prandaj dhe ne duhet të përshtatemi. Organet ligjzbatuese duhet të punojnë kundër formave të krimit. Duhet të çojmë para sundimin e ligjit. Jam e kënaqur që mund ta bëjmë me Shqipërinë. SHBA do t’iu mbëshesin, jemi partnerët tuaj.”- tha znj.Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb