Zbardhen detaje të reja nga zjarri në Spitalin e Fierit, në sallën e grafisë, në katin e parë, ku shkaktoi panik te pacientët dhe personeli shëndetësor.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” një deklaratë të mjekut imazherist, Aristotel Kusta, i cili tregon momentet e rënies së zjarrit në spital.

“Quhet lavatriçe e larjes së filmave, që ka bërë masë. Flakët ranë përpara një ore. Bëri masë dhe shkaktoi flakë dhe aty kishte edhe rafte të larjes së filmave. Janë dëmtuar materiale. Pajisjet kanë dalë jashtë funksionit”, ka thënë mjeku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb