Policia e Rinasit ka sekuestruar dy javë më parë dy pajisje që i janë kapur dy shtetasve nga Mbreteria e Bashkuar nën dyshimin se mund të ishin pajisje përgjuese.

Sipas policisë së Rinasit pajisjet funksionojnë si radio marrese-dhënëse dhe nuk mund të thonë që janë pajisje përgjimi, por ato kanë kaluar për verifikim dhe ekspertizë në policinë shkencore e cila pritet të thotë fjalën e fundit.

Shtetasit britanikë me iniciale P.T. 61 vjeç dhe C.M. 46 vjeç posedues të pajisjeve deklaruan se i kishin për perdorim vetjak, si radio dhe për hobi. Sipas policisë dy britanikët ishin turistë aventurierë që eksploronin në male.

Ndërkohë sa i përket pajisjeve nga një kërkim që mund të bëjmë në internet duke u bazuar nga kodet që duken në pajisjet e sekuestruara në Rinas, rezulton se bëhet fjalë për produkte radio amatore KENWOOD që shiten kudo në botë dhe që mund të bëjnë transmetim dhe marrje të valëve.

Megjithatë do të jetë Policia Shkencore e cila do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për pajisje të modifikuara për përgjim apo jo. Shtetasit britanike u lanë të lirë pas dy orësh pas marrjes në pyetje nga policia shqiptare, duke u larguar drejt vendit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb