Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar për Policinë e Shtetit pajisje të reja hetimi, vlera e së cilës përllogaritet diku te 100 mijë dollarë. Kjo është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Më tej në njoftim, theksohet se pajisjet do të ndihmojnë autoritetet shqiptare për të luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb