I mjaftuan vetëm tre ndeshje Emre çanit që të bindë Borusian e Dortmundit për të ekzekutuar të drejtën e blerjes që kishte në huazimin e mesfushorit nga Juventusi.

Lojtari i Kombëtares gjermane ka shkëlqyer me fanellën verdhezi duke pasur një impakt të jashtëzakonshëm, aq sa drejtuesit nuk kanë pasur asnjë dyshim: 30 milionë euro Juventusit dhe një kontratë 4-vjeçare me lojtarin!

Can
Can

Lajmi i zyrtarizimit të tij pritet të ndikojë pozitivisht dhe në takimin e vlefshëm për Champions League, që skuadra nga Ruhri do të luajë me Paris Sën Zhërmenin pak çaste më vonë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb