TIRANE

Pak ditë më parë, Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi, moderatori ka marrë një vendim të rëndësishëm për emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”, të cilin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit.
Roberti bëri me dije se emisioni do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të riktheht më 21 shkurt.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, këngëtari informoi se nuk do të shfaqet në ekran deri në këtë datë e gjatë kësaj periudhe do të transmetohen vetëm “Best Of”.

Ditën e djeshme, Roberti ndau një nga kujtimet më të bukura për nënën e tij. Ai publikoi këngën “Kthehu Teuta”, që është kompozuar nga babai i tij e është kënduar nga Robert Laci.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb