Teksa na ndajnë 5 ditë nga mbyllja e afatit përfundimtar të aplikimit për lotarinë amerikane, vjen një mesazh nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Kjo e fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur të kontrollojnë statusin e tyre.

Sipas ambasadës, DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane.

“DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane.”, shkruan ambasada amerikane.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura deri më 10 nëntor.

123769532 10157812452090838 1819681896322346307 O
123769532 10157812452090838 1819681896322346307 O

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb