Teksa pak ditë më parë nga Primaret e PD-së u zyrtarizua si kandidat për kryebashkiak të Dimalit, Gentjan Mice, grupi i Alibeajt ka zbuluar kandidatin e vetë për këtë bashki. Bëhet fjalë për Dritan Sulën.

Biznesmeni Sula është tashmë zyrtarisht i përzgjedhur nga grupi i Alibejat për garën për bashkinë e Dimalit, zgjedhje që do të mbahen më 14 maj të vitit që vjen.

Sula, biznesmen, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.

Kujtojmë se në procesin e Primareve që u mbajtën të dielën e kaluar, në garë për bashkinë e Dimalit ishin Thoma Rumniçi dhe Gentjan Mice, ku fitoi ky i fundit. Ndërkohë, grupi i Alibeajt ka nxjerrë emrat e kandidatëve për disa bashki, Mallakastër, Lezhë, Krujë, Kuçovë, Kamëz dhe Dibër.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: