TIRANE – Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali dhe në postimet e saj në Instagram ka treguar se është shumë e emocionuar dhe e lumtur.

Adelina pak ditë më parë publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me barkun e fryrë dhe shkruante si i kishte mbetur shumë pak ditë para se ajo të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Ajo ka treguar se është në pritje të një djali por nuk ka treguar emrin që do t’i vendosë. Madje edhe kur është pyetur nga fansat e saj për emrin e djalit këngëtarja ka thënë se do ta zbulojë pas lindjes.

Mirëpo një nga miqtë e saj, këngëtari Bertan Asllani ka zbuluar për të gjithë emrin e veçantë që Adelina ka zgjedhur për të birin. “Djan Carlo po vjen”, ka shkruar Berkani në foton e Adelinës duke i nxjerr kështu sekretin mikeshës së tij.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: