Pak ditë pas mbajtjes së festivalit evropian, ‘Eurovizion’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë, janë zbuluar edhe emrat e jurisë shqiptare të cilët votojnë për këngën më të mirë duke u bazuar në performancë, vokal, paraqitje dhe në skenografi, ndersa me pa në bazë të tyre dhe të votave të publikut do jepen edhe pikët e Shqiperise për vendet e tjera.

Juria e vendit tonë do të përbëhet nga këngëtarët: Rosela Gjylbegu, Kamela Islamaj, Elton Deda, Bojken Lako dhe Ben Andoni.
-640-0-5ae754d28f56d
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë ‘Mall’ që do të këndohet nga këngëtari Eugent Bushpepaj është pritur mjaft mirë nga mediat e huaja.

Për kengëtarin tonë përfaqësues, rëndësi të veçantë paraqet prova gjenerale e datës 07 Maj, pra një ditë para konkurimit, pasi në këtë provë bëhet votimi nga juritë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, përcaktojnë kalimin ose jo në finalen e madhe të datës 12 maj.

ESC2018 pasditen e datës 6 Maj do te zhvillojë ceremoninë zyrtare të hapjes së festivalit, e cila këtë vit do të quhet Blu Carpet e frymëzuar nga tema e oqeaneve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb