Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të shtetit Derek Chollet.

Kjo bisedë vjen në prag të takimit që pritet të zhvillohet mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në bisedën e zhvilluar me Chollet, Kurti ka konfirmuar qëndrimin e tij për propozimin evropian si një bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Të hënën, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, fillimisht do të ketë takime bilaterale me liderët ndaras, e pastaj takim të përbashkët.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: