Ylli i popit paraditen e djeshme ndodhej në Shqipëri duke shijuar kuzhinën tradicionale. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes udhëtoi drejt Hungarisë për të performuar në festivalin “Sziget” në Budapest.

Këngëtarja 26-vjeçare e muzikës performoi një numër të hiteve të saj nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa kishte veshur një badi, që nxirrte në pah linjat e saj trupore.

Fituesja e çmimit “Grammy” i shoqëroi këngët e saj edhe me një performancë elektrizuese me balerinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një moment gjatë performancës, një fans nga rrjeshti i parë i dha Duas një flamur ngjyra-ngjyra, i cili përmbante versione vizatimore të Duas dhe kërcimtareve të saj.

Ylli botëror nuk hezitoi ta ngrinte në mes të skenës flamurin e krenarisë.

Më herët kujtojmë që disa foto të Dua Lipës para netëve të Sunny Hill Festival, kanë tërhequr vëmendjen e Mark Zuckerberg. Faqja zyrtare e Facebook ka komentuar poshtë fotove të yllit të popit.

“Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme,”-shkruan Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: