Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ovidio Guzmán, djalin e bosit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán, në shtetin e Sinaloas ditën e sotme, vetëm disa ditë përpara se Presidenti Biden planifikon të bëjë vizitën e tij të parë në Meksikë, sipas mediave lokale.

Olivido Guzmán është arrestuar më parë nga autoritetet federale meksikane në tetor të vitit 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrado.

Ky vendim erdhi nga presidenti i Meksikës për të shmangur një tragjedi të mëtejshme dhe frikën e një sulmi të përgjakshëm.

Ushtria meksikane ndaloi Guzmanin e ri, por më pas e liroi pasi persona të armatosur të kartelit Sinaloa morën kontrollin e pjesës më të madhe të atij qyteti.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador, i cili kishte marrë detyrën në vitin 2018 duke u zotuar të zëvendësonte “luftën kundër drogës” me një politikë që përdor programe sociale për të luftuar krimin e organizuar, u kritikua gjerësisht për heqjen dorë nga trafikanti.

Qeveria e SHBA-së ka kërkuar ekstradimin e Ovidio Guzmán, një nga disa djemtë e El Chapo-s që dyshohet se kanë marrë role të rëndësishme në kartelin Sinaloa që kur babai i tyre u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2017. Autoritetet meksikane e kanë akuzuar Ovidio si një trafikant të rëndësishëm të fentanilit, një droge sintetike që fajësohet për dhjetëra mijëra vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Biden është planifikuar të mbërrijë në Meksikë të hënën për një samit të tre liderëve të Amerikës së Veriut.

“El Chapo” Guzmán u dënua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 për 10 akuza për përfshirjen në një sipërmarrje të vazhdueshme kriminale, trafik droge dhe akuza për armë zjarri. Ai u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet dhe u urdhërua të paguante 12.6 miliardë dollarë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve të Meksikës, teksa pritet dhe një konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb