TIRANE

Në 25 shtator Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, u bekuan me një tjetër fëmijë. Çifti i njohur u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Pak orë pas lindjes ata publikuan në rrjete sociale foto të vajzës.

Ndërsa ditën e sotme Ariana ka postuar një tjetër foto në të cilën shihet duke shëtitur vajzën me karrocë. Bashkëshortja e këngëtarit shihet në formë të shkëlqyer fizike dhe duket se pas lindjes e ka marrë veten shumë shpejt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ditë me diell me vogëlushen time”- shkruan Airiana krah fotos. Këtë gjë ja kanë vënë në dukje edhe ndjekësit e saj, të cilët shprehen se u vjen mirë që ajo duket në formë perfekte. Kujtojmë se Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë edhe tre fëmijë të tjerë Era, Arti dhe Buna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb