BRAZIL

Zonja e Parë e Brazilit ka rezultuar pozitive me koronavirus vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj, Presidenti Jair Bolsonaro u shërua nga COVID-19.

Michelle Bolsonaro 38 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore, por i është nënshtruar protokollit dhe do të izolohet për dy javë ka bërë me dije zyra e shtypit të presidentit.

Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes është infektuar me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ai me një njoftim në Twitter.

Në 7 korrik, Presidenti brazilian 65 vjec u tha gazetarëve se ishte diagnostikuar me koronavirus. Që nga ajo ditë ai u izolua në pallatin presidencial në Brasilia. Pasi gjatë kësaj kohe doli 3 herë të tjera pozitiv, vetëm të shtunën testi doli negativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: