SHBA – Kate Hudson është bërë nënë për herë të tretë rreth një javë më parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Danny Fujikaëa janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Rani Rose.

Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushes e dha vetë aktorja e njohur përmes Instagramit. Por ditën e sotme 39-vjeçarja ka vendosur të na prezantojë vogëlushen e saj të ëmbël.

Rani Rose është duke fjetur, e mbështjellë me çarçaf dhe me një fjongo rozë në kokë. “Gonxhja jonë”, ka shkruar Kate. Vogëlushja nga sa kuptohet në foto është në ditën kur ka lindur sepse mbështillet nga çarafi i maternitetit ku erdhi në jetë më 2 tetor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb