Pak ditë më parë, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, konfirmuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Reperi i njohur dhe modelja ruse bënë disa postime në rrjetet sociale, ku dukej se ishin “thumb” kundrejt njëri-tjetrit.

Pas deklaratave të forta që bënë në postimet në “Instastory”, Ariana vendosi që të zbulonte arsyen e vërtetë të ndarjes ku sipas saj, ishte se reperi ‘fokusohej më shumë te makinat dhe femra të tjera por jo për të pasur një familje’.

Disa ditë pas ndarjes, modelja ruse i ka shqetësuar fansat e saj me postimin e fundit në “Instastory”, ku gjendet e shtruar në spital pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Nuk dihet nëse gjendja e modeles ka të bëjë me ndarjen nga Don Xhoni apo për probleme të tjera shëndetësore.

Ndërkohë kujtojmë se Lirey u bë e njohur për publikun shqiptar teksa ka treguar publikisht se ajo jo vetëm e adhuron reperin por dhe arriti ta bënte për vete.

Para pak kohësh ajo bëri tatuazh portretin e këngëtarit dhe ua tregoi këtë të gjithë ndjekësve në rrjetet e saj sociale.

Më pas ata u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen e cila nuk zgjati shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb