Robert Pages ka rinovuar kontratën me Wales. Trajneri i njohur do të vazhdojë të drejtojë këtë Kombëtare, të paktën edhe 4 vite të tjera.48 vjeçari i lindur në Llwynypia ka besimin e plotë të drejtuesve dhe të tifozëve, me këta të fundit që janë optimistë që gjërat do të shkojnë mirë në Botërorin e Katarit (Fillon në nëntor).

Page numëron 26 ndeshje në krye të kësaj përfaqësueseje, me ekipin që ia ka dalë të marrë 1.50 pikë për ndeshje. Wales gjendet në një grup me England, Iran dhe USA në Botërorin e Katarit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: