Një kamion ka ndaluar vetëm pak metra larg pjesës së shkëputur të urës Morandi në Genova. Shoferi që ndodhej brenda mund ta konsiderojë veten të lindur me këmishë.

Një tragjedi me përmasa të mëdha e ka quajtur ministri italian i infrastrukturës ngjarjen e ndodhur sot në Genova, ku një urë u shemb duke marrë me vete edhe automjete.

Qindra zjarrfikës dhe policë po punojnë për nxjerrjen e njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: