Vetëm një orë para protestës së paralajmëruar në orën 17:00 te parlamenti, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar.

Që në nisje të mbledhjes kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se ka nisur revolucioni për objektiv përmbysjen e monizmit. Sipas tij, objektivi madhor është kthimi i votës se lirë.

“Theksoj se aty ku është shtypja, aty do të jetë qëndresa aty do të jetë edhe fitorja. Objekti ynë është madhor, përmbysja e monizmit. Janë trajtuar në mënyrën më antikushtetuese. Të drejtat e shqiptarëve janë dhunuar si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e parlamentit. Për të drejtën e fjalës deputetë janë përjashtuar nga parlamenti. Të tjerë në kundërshtim me çdo ligj shpallet të përjashtuar nga grupi, me urdhër të Edi Ramë. Por deputetët e opozitës përfaqësojnë 750 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan për opozitë. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues të sillesh me këtë brutalitet dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre, nuk bën gjë tjetër veçse kërkon konfliktin e hapur.”, tha ai.

Në orën 17:00 kur nis dhe seanca plenare, demokratët do të protestojnë janë sallës së seancave. Në dy seancat e fundit kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm, teksa opozita i ka kërkuar shpjegime për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb